Drone në mes të Tiranës (Video)
Duket sikur moda e Dronit që pas ndeshjes Serbi – Shqipëri vazhdon të jetë prezente dhe të tërheqë vëmendjen e medias në çdo rast. i menjëhershëm ka qenë interesi për të blerë këtë produkt në Shqipëri por mënyra më e thjeshtë për ta gjetur ka qenë ajo online në portalet e huaja. DyqanTaxi, portali i blerjeve online në Shqipëri, ka promovuar prej disa ditësh disa lloje dronesh të cilat mund ti kemi brenda ditës nëse jemi në Tiranë apo për një kohë të shkurtër nëse jemi diku tjetër në Shqipëri.
Kosto për një dron fillon nga 9,800 lekë dhe mund të fluturojë deri në 90 metra lartësi me një distancë komandimi deri në 90 metra. Kamera është e rezolucionit 640×480 dhe pranon karta memorje të madhësive të ndryshme për të filmuar sa më gjatë.
https://www.youtube.com/watch?v=LCIemFwtK6A
Specifikimet Teknike
Përgatitja për Fluturim
Pasi ta keni hapur paketimin e dronit do te shikoni qe ka shumë pak që duhet të bëhet per ta fluturuar. Së pari, ju duhet të vendosni baterinë në vendin e duhur dhe të kontrolloni që helikat janë të gjitha të shtrënguara. Bateria duhet të jetë e karikuar para perdorimit.
Telekomandimi
Telekomanda ju lejon të merrni kontrollin e plotë të dronit dhe është e lehtë për t’u përdorur. Si pilot, ju do të duhet të mësoni të gjitha komandat para se të fluturoni dronin. Telekomanda është shumë e rëhatshme dhe ka një ekran dixhital që tregon shpejtësinë, kohëzgjatjen e baterisë dhe informacione të tjera.
Filmimi me Kamera
Kamera nuk është profesionale por cilësia është e mirë për të bërë fotografi ajrore. Formati i filmimit është 640×480 pixel. Ju do të duhet blini një kartë microSD të madhe në rastin kur karta e memorjes mbaron para kohës së dëshiruar.
Bateria
Bateria vjen e karikuar, por por eshte me mire qe ju ta karikoni plotesisht para se te beni fluturimin e pare. Koha e fluturimit eshte mesatarisht 6 – 9 minuta me bateri plotësisht e karikuar. Eshte e keshillueshme qe pas cdo fluturimi ti jepni kohe batrise te ftohet, kjo gje do i shtoje jetegjatesine e saj. Karikuesit i duhen rreth 2 orë për të ngarkuar plotësisht baterinë.
Konkluzionet
Çmimi dhe cilesia janë shumë të mira.
Projektimi modular ju lejon për të zëvendësuar pjesët e thyera.
Kontrollet e fluturimit janë të thjeshtë dhe intuitive.
Kamera eshte e perfshire.
Fluturim të mirë edhe në erë.
Ekran LCD në kontrollues.
Prodhuesi: UDI RC
Kamera: 640×480 pixels Camera
Distanca e komandimit: 50-90 metra
Telekomanda: 4-channel 2.4GHz
Komandim me Smartphone: JO
Bateria: 500mAh 3.7V LiPo
Dimensionet: 33 x 34 x5.5cm
Koha e karikimit: 110-120 minutes
koha e fluturimit: 7-9 minutes
Tipi i Baterise per telekomanden: 4 cope bateri AA (nuk jane te perfshira ne paketim)
Lartesia e Fluturimit: 50-90 m
Menyra e Fluturimit: 6 Akse fluturimi