“E-team” ne Kinema Millenium nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Komiteti i Helsinkit ju ftojnë në shfaqjen e filmit “E-Team”, në Kinema Millenium ditën e mërkurë, 10 dhjetor në orën 16:30. Pas filmit do të ketë një bashkëbisedim mes znj. Vjollca Meçe, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe z. Fred Abrahams, këshilltar special pranë Human Rights Ëatch.
Sinopsi i filmit:
…Anna, Ole, Fred dhe Peter janë anëtarë të Ekipit të Emergjencave – ose E-Team – një nga seksionet më të guximshme të një organizate të respektuar ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (Human Rights Watch). Trajnuar për t’u marrë me krizat që sapo shpërthejnë, E-Team fluturon në pikat e nxehta në të gjithë botën, sapo aty ngrenë krye dyshimet për abuzim të të drejtave të njeriut….
“E-team” ka fituar mbi 25 çmime në festivale ndërkombëtare, duke përfshirë Çmimin për Kinematografinë në Festivalin Sundance, festivali më i madh i filmave nga shtëpi kinematografike të pavarura në SHBA.
Media të rëndësishme si Washington Post, Los Angeles Times, Hollywood Reporter, CNN, ABC dhe të tjera kanë vlerësuar lart filmin “E-team”.