Prokuroria: 55 vjet burg për 10 të pandehurit për vjedhjen e BSH
Prokuroria ka kërkuar 55 vjet burg për 10 të pandehurit të cilët akuzohen për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
Prokuroria ka kërkuar nga 6 vite burg për Dorian Çollakun, Bashkim Xhilagën, Myzejen Belbën, Lavdim Canin dhe Liljana Tushën, ndërsa ka parqaqitur konkluzionet e hetimeve.
Ndërkohë ka kërkuar 5 vjet burg për Bahri Allushin, Gentjan Jahjën, Fatbardha Gurthin, Mehdi Markun dhe Dhimitër Davidhin.
Vendimi për të pandehurit pritet të jepet më 26 dhjetor.
Ish-zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Thesarin e Shtetit, ku u vodhën 713 milionë lekësh.
Ish-guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, ndërkohë është duke u hetuar më vete, së bashku me ish-inspektoren Elivar Golemi./b.l
Marrë nga gazetatema.net