Modeli gjerman për hapjen e dosjeve
Dosjet e sigurimit të shtetit duhet të hapen. Por mënyra se si duhet të kryhet ky proces është mjaft delikate. Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj tha se mazhoranca është e bindur në hapjen e mijëra dosjeve sipas modelit gjerman.
“Çdo viktimë e komunizmit dhe pasaardhës i drejtpërdrejtë i tyre ka të drejtën për të njohur të vërtetën. Kjo nënkupton të drejtën për të hetuar dhe për të njohur çdo aspekt të dhunimit të cilat mbeten ende të mbuluara nga fshehtësia arkivore,. Kjo transparencë nënkupton gjithashtu përgjegjësinë që çdo person që kërkon post të lartë shtetëror në vend ta bëjë të qartë publikisht lidhjen e tij me të shkuarën komuniste përmes një procesi që ka në thelb jo ndëshkimin, përmes përjashtimit nga procesi për të konkuruar, por detyrimin që t’u japim besim institucioneve tona përmes transparencës përpara të gjithë votuesve, apo strukturave politike që bëjnë emërimet”, tha Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.
Për më shumë klikoni këtu