Don Lush Gjergjit: Martesat njëgjinore, një nga arsyet pse Vatikani ende nuk e njeh Kosovën
Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka dhënë një mesazh ndryshe për shqiptarët: Të ruajnë vëllazërinë dhe tolerancën fetare nga ndikimet e huaja. Ai tregon dhe arsyet pse Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën dhe fajin për këtë duket se e ka qeveria e ish kryeministrit Hashim Thaçi. Në një intervistë për “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku dhënë në “Ora News”, Don Lush Gjergji tregon arsyet: “Dokumentet dhe argumentet janë të qarta. Kosova duhet të bëjë më tepër dhe duhet të jetë më e vëmendshme për plotësimin e disa kushteve themelore për t’u pranuar nga Vatikani. Duhet të rregullohet çështja e bashkive fetare, ndërsa dhe ajo e Kishës Katolike ka disa elemente që selia e shenjtë nuk i pranon si martesa njëgjjinore për të cilat ne kemi reaguar dhe mbi të gjitha Vatikani e ka emëruar nuncin apostolik në Kosovë, por Kosova jo. Është dashtë të bëjë hapa të ndërsjelltë. Ne kemi propozuar para dy vitesh, tani u bënë tre vite. Edhe nga presidentja, kryeministri dhe ministri u tha se brenda disa muajve do të kemi ligjin për bashkësinë fetare por ende nuk është bërë. E njëjta është dhe me të propozuarin por nuk kemi përgjigje, nuk dimë përse”. Sipas tij ka sinjale të hershme, kryesisht në Kosovë përgjatë 15 viteve çlirim ku sekte të ndryshme fetare nga bota arabe janë përpjekur të përçajnë dhe dëshmojnë të kundërtën. Vizitën e Papa Françeskut ai e cilëson një ngjarje të madhe për mbarë shqiptarët.
l.v
http://www.oranews.tv/rajoni/mesazhi-i-don-lush-gjergjit-ja-pse-vatikani-ende-nuk-e-njeh-kosoven/
Marrë nga respublica.al