Këpucët e kuqe kundër dhunës ndaj gruas
Organizata “Gruaja tek Gruja” në Shkodër ka organizuarsot një proteste përpara sheshit “Luigj Gurakuqi” kundër dhunës ndaj grave, një problem që vijon të marr jetë në vendin tone. Besara Podgorica pohon se gjatë viti 2014 kanë denoncuar dhunën 74 gra por kjo shifer është me e madhe në të vërtete pasi jo të gjitha femrat e denoncojnë dhunen.
Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale “Gruaja tek Gruaja” shkruan se me anë të një simbolike të veçantë siç janë këpucët e kuqe që simbolizojnë gjakun e derdhur ndaj çdo gruaje të dhunuar barbarisht, duan të zgjojmë vetdijen e qytetarëve dhe pushtetareve për të reaguar sa më shpejt kundër këtij fenomeni mesjetar.
“Nënat dhe vajzat në Shqiperi ende trajtohen si pronë dhe ne morëm shkas nga ngjarja e fundit ku një tjetër grua u vra barbarisht për t’i thënë mjaft Feminicidit!”shkruhet në njoftim.
Kjo proteste është organizuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve në rang lokal. Ky aktivitet kishte si qëllim të ngrijë vetëdijen institucionale për çështjet e feminicidit ndaj grave si një problem i rëndësishëm që meriton të marr vemendjen e duhur.
- Këpucët e Kuqe
- Këpucët e Kuqe
- Këpucët e Kuqe
- Këpucët e Kuqe
- Këpucët e Kuqe
- Këpucët e Kuqe