120 mijë spiunë në Shqipëri? Kështu thotë Bashkim Shehu
I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, autori i njohur Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka folur mbi librin e tij të ri, i cili ka si simbolike, dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Shehu ka thënë se hapja e dosjeve nuk do ta shkëpuste Shqipërinë nga e kaluara, por do te hidhte drite mbi te.
Sipas autorit te romanit, Shehu numri i bashkëpunëtoreve te sigurimit te shtetit nga fillimi i diktature deri ne fund te saj, kane qene rreth 110-120 mije.
Autori i njohur Bashkim Shehu me ane te këtij romani ka rindezur edhe njëherë debatin e madh mbi dosjet dhe hapjen e tyre. (Foto ABC)