Mësuesja që rreh nxënësit mbrohet nga kolegët! Ky është skandal edhe më i madh
SHKODËR – Ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë në shkollën 9-vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së madhe ku mësuesja goditi nxënësin nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e mësimit, shkruajnë sot gazetat.
Në fakt, skandali më i madh ka të bëjë me mentalitetin mbizotërues që tenton të justifikojë dhunën e uhstruar ndaj fëmijëve!
Drejtori i kësaj shkolle Gasper Deda tha se dhuna është e dënueshme, ndërkohë që do të zhvillohen mbledhje me bordin e shkollës dhe mësuesit për të diskutuar konkretisht këtë rast.
Gjithashtu kryetari i bordit të shkollës Gjoke Luli tha se pavarsisht rastit, mësuesja gëzon respektin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe stafit pedagogjik, ndërsa nuk është denoncuar as nga prindërit e as nga nxënësi.
Po ashtu është zhvilluar edhe një takim me nxënësit, stafin e mësuesve dhe prindërit. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi gjetjen e një rruge të mesme, por jo shkarkimin e mësueses Suela Pirani./shqiptarja.com/