Rikthehen ngricat në rrugë, akset që duhet të keni kujdes
Ulja e temperaturave dhe rinisja e dëborës ka sjellë sërish përkeqësime në cilësinë e rrugëve. Në verilindje dhe juglindje ka sasi më të madhe të reshjeve të dëborës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka thënë se është bërë kriposja e pothuajse të gjitha zonave të rrezikshme, por kërkohet vëmendja e drejtuesve të automjeteve dhe vendosja e zinxhirëve në këto zona:
Akset: Trau – Antene Dajt, Trau – Qafë Priskë – Shëngjergj dhe Qafë Priskë – Qafë Mollë – Bizë, qarkullohen me zinxhirë për shkak të pranisë së ngricave në rrugë.
Segmenti Lunik – Fushë Stude në Elbasan qarkullohet me vështirësi me zinxhirë si pasojë e reshjeve të borës. Segmenti Fushë Stude – Stebleve është i bllokuar.
Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.53 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan.
Aksi Cërrik-Banjë – Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan
Në Berat në aksin Ura e Pilzës – Corovodë ka rënie gurësh në zonën e shkëmbit të “Selanit”.
Në aksin Gjirokastër – Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim.
Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji.
Në aksin Kufi Tepelene – Gjirokaster, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës, ka devijim të drejtimit të lëvizjes.
Në Valare –Erind Çajup të përdoren zinxhirë në 3 km e fundit. Kujdes me qarkullimin në Qafën e Muzinës në orët e mbrëmjes.
Për shkak të temperaturave të ulëta, akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim, sidomos në Qafë Plloçë dhe në Qafë Thanë.
Akset Pogradec – D/Qafë Thanë, K/Liqenas –D/Goricë; Korçë – Ersekë; Ersekë – Carshovë; Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë – lëvizen patjetër me zinxhirë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë – Steblevë në Dibër.
Në aksin Shkodër – Qafë Qele, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar.