20 sekondat e para të jetës (FOTO)
Fotografi të jashtëzakonshme të frymëmarrjes së parë të foshnjave të porsalindura. Ata dalin të përgjakur dhe duke qarë nga mitra e nënës së tyre. Këto momente intime janë fotografuar nga fotografi francez Christian Berthelot, në disa foshnja të porsalindura me operacion cezarian.
Fotografi thotë se ky projekt ka nisur 6 muaj pas lindjes së djalit të tij, kur nga Dr. Jean-François Morienval e pyeti nëse do të kishte dëshirë të bënte disa foto interesante të fëmijëve që lindnin me operacion.
Pas diskutimeve me doktorin, ishte vendosur që Christian të ishte i pranishëm në sallën e operacionit gjatë procesit të lindjes. Plani ka zgjatur për gjashtë muaj, ku fotografi ka marrë trajnime të shumta për mënyrën se si funksionon një sallë operacioni.
“Kur nisa të bëja fotot e para, doktori më shihte me bisht të syrit si do të reagoja. Mbase priste të më binte të fikët. Të them të drejtën, nuk e di se çfarë ndjeva. U fsheha pas aparatit dhe thjesht bëra punën time”, thotë fotografi mbi eksperiencën e tij të parë.
Fotografi thotë se e di që pasi e gjitha ajo mbaroi, nuk do ta shohi më botën në të njëjtën mënyrë: “Perspektiva ime për lindjet ka ndryshuar. Aty zbulova vërtet rreziqet e të sjellit në jetë dikë.
Christian e pranon se shumë njerëz e kanë të vështirë të shohin foto të tilla: “Ka njerëz që reagojnë shumë keq, i duken të shpifura, më thonë që nuk kam të drejtë të tregoj bebet të përlyer me gjak, apo disa thonë që nuk janë të vërteta. Por, ky është realiteti. Fëmijët lindin të tillë, nuk dalin nga lakra.”
/DailyMail