Njoftim punësimi: Aleanca LGBT kërkon koordinator/e rinie
Aleanca Kundër Diskriminimittë LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare që parashikon një shoqëri të lirë, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.
Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBT, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar te orientimi seksual dhe identitetigjinor.
Përshkrimi i punës
Koordinator/e për rininë – pozicion me kohë të pjesshme. (15.00 – 19.00)
QËLLIMI I POZICIONIT
Koordinatorja ose koordinatori i rinisë është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve për të rinjtë në komunitet.
FUSHA E VEPRIMIT
Koordinatori i rinisë është përgjegjës për administrimin dhe ofrimin e programeve për të rinjtë në komunitet. Ai do të konsultohet me të rinjtë dhe organizatat që përfaqësojnë të rinjtë për të përcaktuar nevojat e tyre dhe për të zhvilluar programe në përgjigje të këtyre nevojave.
Përgjegjësitë kryesore
- Të vlerësojë kërkesat për aktivitete të të rinjve në komunitet.
- Të komunikojë me të rinjtë për të përcaktuar nevojat dhe interesat e tyre, që ndihmojnë në fuqizimin e tyre.
- Të mbajë kontakte të rregullta me organizata lokale, rajonale dhe ndërkombëtare që kanë fokus të rinjtë dhe të drejtat e tyre.
- Të jetë i aftë të përgasë projekt propozime, që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT.
- Të sigurojë që aktivitet e programuara që lidhen me argëtimin, edukimin dhe fuqizimin e komunitetit të planifikohen dhe zbatohen në kohë.
- Të përditësojë me informacion faqet Zyrtare të Aleancës, sipas aktiviteteve dhe eventeve te zhvilluara, si dhe të mbajë komunikim të përhershem me komunitetin përmes faqes facebook dhe rrjeteve të tjera sociale.
- Të promovojë dhe nxisë zhvillimin e programeve rinore dhe përfshirjen e komunitetit të qendrës në këto programe.
Të përgatisë raporte periodike, mujore dhe vjetore për programet dhe aktivitet e zhvilluara.
- Të sigurohet që të gjitha programet dhe aktivitetet të zbatohen sipas legjislacionit përkatës, politikave dhe procedurave të Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT
Kriteret e punësimit:
Të këtë përfunduar arsimin e lartë, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
- Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune, në pozicione të
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë të lartë profesionale.
- Aftësi për të administruar programet rinore.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë individuale.
- Aftësi analitike të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të komunikimit me shkrim dhe gojë.
- Aftësitë kompjuterike, njohja shumë e mire e programeve Word; Exel; Power Point
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të menaxhojë stresin
Të interesuarit të dërgojnë një Cv brenda datës 28.02.2015, në adresen [email protected]