Edhe Uashington DC legalizon marijuanën
Uashington DC bashkohet kështu me Alaskën, Koloradon dhe shtetin e Uashingtonit si të vetmet vende në SHBA që lejojnë përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.
Që nga kjo e enjte, personat që përdorin substancën në fjalë privatisht nuk do t’u duhet të kenë frikë nga ndjekja penale. Banorët dhe vizitorët e qytetit mbi moshën 21 vjeç mund të zotërojnë deri në 56 gramë kanabis dhe mund të rrisin pak bimë në ambjentet shtëpiake.
Gjithësesi, blerja dhe shitja e drogës mbetet ilegale, ashtu sikurse mbetet përdorimi i saj në publik. Vendimi i fundit u arrit përmes një referendumi të mbajtur nëntorin e kaluar. Por votimi ringjalli tensionet mes zyrtarëve lokalë dhe KongresitNë një letër dërguar të martën, dy anëtarë të Kongresit paralajmëruan kryetaren e bashkisë Muriel Boëser se, do të kryente një shkelje të ligjit të Shteteve të Bashkuara nëse proçedonte me vendimin.
/TopChannel

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.