Të rritesh në bunker: Jeta e djalit 5 vjeçar që jeton nën tokë në Ukrainën e përfshirë nga lufta
Që pas armëpushimit të 15 Shkurtit, luftimet janë ngadalësuar por nuk ndalojnë.
Goditjet e forta të artilerisë dhe oshtëtimat e armëve automatike ende jehojnë nëpër peisazhin e zymte të pemëve të rrëzuara dhe rrënojave që dikur kanë qënë shtëpi.
Të kthehesh në shtëpi nuk është akoma një opsion i sigurt.
Jeta në bodrum është e vështirë, disa mobilie të vjetra të shpëtuara nga ndërtesat në sipërfaqe dekoron shtëpinë nëntokësore.
Kjo familie fatkeqe është nje nga mijëra familiet e civilëve që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit që filloi në Prill të vitit 2014.Pasi Kievi dërgoi ushtrinë në rajonet juglindore që nuk pranuan tu nënshtrohesin autoriteteve të reja të krijuara në kryeqytet.
Prej gati një vit luftimesh kanë humbur jetën 5.793 persona sipas statistikave të OKB-së dhe 14.595 njerëz janë plagosur.
/DailyMail