10 vendet më shumëngjyrëshe në botë
Këto vende ekzistojnë! Jo në filma, as në imagjinatë ose haluçinacionë, por janë pjesë e planetit tonë të bukur dhe misterioz.
Fushat Lavender, Francë
Në muajt e verës, fushat e mbushura me livando të Provencës gëlojnë nga ngjyra e purpurtë.
Procida, Itali.
Ky ishull i vogël është i mbushur me shëpi shumëngjyrëshe të vendosura përballë blusë së shkëlqyeshme të detit Mesdhe.
Lumi Cano Cristales, Kolumbi
I njohur si ndryshe si “lumi i pesë ngjyrave” , një fenomen i rrallë biologjik i jep lumit një ngjyrë të kuqë që vjen në sajë të një specie bimore të rrallë.
Liqeni Retba, Senegal
Ky liqen e mer ngjyrën rozë nga një bakter i padëmshëm për njeriun që lulëzon në ujërat e kripura.
Fushat e tuilapnëve, Hollandë
Gjatë muajve të parë të pranverës, tulipanët karakteristikë të Hollandës çelin duke krijuar forma mahnitëse.
Barriera e Madhe e Koraleve, Australi
Kjo çudi e botës nënojore është shtëpia e më shumë se 400 specie koralesh, 500 lloje algash deti dhe 1500 lloje peshqish- dhe ka gjithë ngjyrat që nevojiten për ta treguar këtë.
Luoping, Kinë
Toka në këtë zonë malore të Kinës Lindore shndërrohet në një “det të artë” në periudhën e çeljes së bimëve canola.
Pargu Kombëtar “Lugina e Luleve” Indi
Pjesë e trashgimisë botërore, ky park i vendosur përballë shkretëtirës së Himalajave, është i mbuluar me një tapet lulesh shumëngjyrëshe.
Kodrat Shibazakura, Japoni
Në pranverë fushat rrëzë malit Fuji mbushen nga qindra mijëra lule “Shibazakura”, në nuanca të ndryshme të rozës.
Liqeni i Natriumit, Tanzani
Sasia e lartë e krpiës dhe sodës në këtë liqen të cekët e bën atë të papërshtatshëm për florë dhe faunë. Shpërblimi? Ngjyra e mahnitshme e kuqe e ujit dhe brigjet në ngjyrë portokalli.