Mesila Doda përplaset edhe me Mediun: Ju burrat jeni parazitë
Mesila Doda ka pasur disa debate të forta ditën e djeshme, në lidhje me kuotën e grave që do të përfaqësoen në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Fillimisht kërkesa e saj për dhënie kuotash për femrat, është quajtur parazitizëm politik nga ana e Famir Mediut.
Por, ajo është përgjigjur duke thënë se parazitë janë burrat.
Debati është bërë në Komisionin e Ligjeve.
Mediu: Ka një kushtetutë që përcakton të drejtën e shtetasve për t’u zgjedhur dhe një ligj për partitë politike. Nëse do u qëndrojmë rigorozë gjithë kritereve që vendosni me vullnet politik kështu, ka shumë forca politike që kanë qenë në zgjedhje, më shumë se gjysma e tyre që nuk do të marrin pjesë me kushtëzimet që vini sepse nuk plotësojnë dot 50 përqindëshin.
Ju keni një vullnet politik të shprehur dhe të zbatohet ai, s’ka nevojë të vihet këtu. Më falni zonja, por unë mendoj se kuotat sjellin një lloj parazitizmi politik.
Doda: Vullneti i PD-së është i shprehur, jam autorizuar të shprehem jo vetëm për nenin e listave të Këshillit, por dhe kandidaturave në rang kombëtar. Kemi kërkuar që 20 % e kandidateve të jenë zonja. Neni që shtrembëron thelbin e propozimit tonë është neni që ndryshon refuzimin e listës. Mos flasim për parazitizëm, se parazitizëm kanë burrat gjithë ditën, nga 70 % e burrave që janë në politikë ndërsa gratë, me aq sa kanë mundësi kanë kontribuar.
Pas këtij debati, ajo u përplas edhe me Nard Ndokën, i cili tha se Doda klasifikohet te burrat./b.l
Marrë nga: gazetatema.net