Lëvizshmëria e gabuar po na merr jetën!
Nivelet e larta të ndotjes, trafiku i rënduar dhe rritja e vazhdueshme e popullsisë në qytetet e mëdha kanë nevojë për një qasje të re urbane. Zgjidhja është investimi në lëvizshmëri të qëndrueshme e cila do të kthejë jetën në rrugët tona.
Sipas OKB-së, në 40 vitet e ardhshme në qytetet e mëdha pritet një rritje urbane prej 2.5 milionë njerëz. Një shifër veçanërisht domethënëse për Kinën dhe Indinë, dy ekonomitë në zhvillim, të cilat do të presin rreth 90 për qind të populates në qytetet e tyre (përllogaritur respektivisht 276 dhe 218 milionë njerëz deri në 2030).
Kjo është arsyeja kryesore pse qytetet dhe zhvillimi urban janë në qendër të vëmëndjes për liderët dhe politikë-bërësit. Nivelet e larta të ndotjes si pasojë e trafikut të dendur të mjeteve të motorizuara (e cila është dhe shkaku për rreth një milion vdekje të parakohshme çdo vit) dhe aksidentet e trafikut, vlerësuar me 3.400 vdekje në ditë, janë një makth për drejtuesit e bashkive dhe qeverive!
Kjo është kostoja njerëzore, mjedisore dhe ekonomike e trafikut sot!
Lëvizshmëria e gabuar nuk prek vetëm sigurinë dhe shëndetin tonë, por edhe ekonominë, produktivitetin dhe mbi të gjitha të ardhmen. Në Amerikë kostot ekonomike për shkak të zhvendosjeve përbëjnë një humbje prej 100 miliardë dollarë çdo vit. Qytetet më të mëdha përbëjnë 70 për qind të emetimeve të gazrave serë që po e çojnë Tokën në një pikë pa kthim. Ndryshimet Klimaterike dhe katastrofat natyrore që vijnë prej saj, janë pasoja më e prekshme e lëvizshmërisë së gabuar!
A ka vënd për optimizëm? Po, ndryshimi tashmë është çështje jete dhe është i mundur. Përvoja e qyteteve pararojë drejt lëvizshm
ërisë dhe cilësisë së jetesës, na tregon se ndryshimi i mendësisë së lëvizjes mund të arrihet duke u investuar në infrastrukturën dhe teknologjinë e lëvizjes.
Në Evropë dhe SHBA në veçanti, brezat e rinj duket se kanë zgjedhur një model lëvizje më miqësore me mjedisin dhe janë më kritik ndaj mosveprimeve të autoriteteve. Sipas një studimi, në vitet 2001 -2009, përdorimi i makinave ra me 23% në mesin e të rinjve amerikanë.Ky ndryshim është kryesisht edhe për shkak të promovimit të lëvizjes pro biçikletave kërkesës së vazhdueshme për infrastrukturë efektive dhe të sigurtë dhe mbi të gjitha vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e këtij mjeti me aq shumë përfitime njëherësh për qytetarët! Tirana e sëmurë, biçikleta është shërimi!
/ecovolis