Nis aksioni për pastrimin e plazheve
Në prag të çeljes së sezonit turistik për vitin 2015-të, Korpusi i Vullnetarëve dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë nisur aksionin për pastrimin e plazheve të ndotura në vend. Aksioni ka nisur nga plazhi i Spillesë, në Kavajë.
Plazhi i Spillesë nis aty ku përfundon plazhi i Gjeneralit, që është pjesë e territorit të Komunës Synej dhe vazhdon deri në afërsi të plazhit të Divjakës në Lushnjë. Brezi ranor në këtë plazh pasohet nga brezi i pishave që është kthyer në një mburojë natyrore. Aksioni ka nisur nga plazhi i Spillesë, për të vazhduar në ditët në vijim edhe në plazhe të tjera, të ndotura në vend.
I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili lançoi edhe planin e masave për sezonin turistik 2015.
Ministri Ahmetaj tha se, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë janë marë masat për vendosjen e ambulancave mobile në zonat e plazheve, ndersa po punohet intensivisht ne te gjitha drejtimet per tu mundësuar vizitoreve pushime ca më të mira ne Shqiperi.
Shqipëria ofron një paketë turistike të varfër krahasuar me vendet e tjera të rajonit të cilat e konkurrojnë atë, duke nisur që nga infrastruktura, shërbimi e deri te pastërtia e ambienteve ku pushojnë vizitorët. Pastrimi i plazheve në të gjithë vendin do t’ju ofroje të gjithë turistëve vendas apo të huaj pamjen e duhur të bregdetit shqiptarë. /ATSH