Ndahet nga jeta aktori i humorit Met Bega
Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Met Bega.
Mësohet se Bega ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare për shkak të sëmundjes së Parkingsonit.
Ai vuante nga kjo sëmundje që nga viti 2010, me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.
Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës.
Ai lindi në Tiranë dhe gjatë karrierës së tij u nderua me shumë çmime.