Skandal/ Policia e Lezhës transporton trupin e pajetë me kamionçinë
Policia shqiptare vazhdon të jetë pre e skandaleve. Trupi i pajetë i shtetasit Gëzim Sula 60 vjeç, banor i lagjes “SMT” në Lezhë, u gjet mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Laç. Viktima dyshohet të jetë përplasur për vdekje nga një automjet.
Është skandaloze mënyra si policia e Lezhës e transporton trupin e pajetë të viktimës. Në vend që të tërhiqet nga morgu i spitalit, trupi është mbështjellë me mushama dhe më pas është hedhur në karrocerinë e një mjeti privat.
Nga policia e Lezhës thuhet se është njoftuar morgu i spitalit, por ata kanë refuzuar që të shkojnë të marrin kufomën e 60-vjeçarit. Kjo sipas bluve të Lezhës ka qenë e vetmja mënyrë, ata shprehen se u detyruan ta transportonin me kamionçinë, pasi nuk mund ta linin në rrugë. E gjithë kjo për pagesën e vetëm 1 mijë lekëve të rinj, që është tarifa e shërbimit privat për automjetin e morgut.