Parada LGBTI me biçikleta: Një manifestim politik
Parada e katërt me biçikleta e komunitetit LGBTI në Shqipëri që do të zhvillohet këtë të dielë, është një manifestim me kërkesa të mirëfillta politike.
Organizatorët kanë publikuar sot disa nga parrullat që do të mbahen të dielën, në këtë event ku ka konfirmuar pjesëmarrjen mes të tjerëve edhe ambasadori i SHBA-së, Z. Donald Lu dhe ambasadorja e Hollandës bashkë me Avokatin e Popullit, Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe qindra aktivistëve dhe aleatëve të LGBTI.
Një ndër parrullat që bie në sy është ajo ku shkruhet “Ride with Pride”.