Salma Hayek flet për seksizmin në Hollywood
“Ata nuk na shohin si një forcë e fuqishme ekonomike”
Salma Hayek ka shtuar zërin e saj në listën e gjatë të grave që denoncojnë seksizmin në Hollywood. Në një ngjarje të organizuar nga Variety në Festivalin e Filmit në Kanë, Hayek ka folur për çdo gjë, që nga hendeku i pagave e deri tek partnerët meshkuj në filma të cilët duhet të japin miratimin e tyre për kastingun e saj.
“Për një kohë të gjatë ata mendonin se ne na interesonte vetëm të shihnim komeditë romantike,” tha Hayek, e cila po merr pjesë në Tale of Tales. “Ata nuk na shohin si një forcë e fuqishme ekonomike, që është një injorancë e pabesueshme.”
Aktoret Parker Posey dhe Aishwarya Rai Bachchan dhe prodhuesit Christine Vachon dhe Elizabeth Karlsen ju bashkuan Hayek në panel, i cili u bashkë-organizua nga fushata e Grave HeForShe të OKB-së. Vachon dhe Karlsen ku të dyja kanë punuar në filmin Carol, një histori dashurie lezbike me pjesëmarrjen e Cate Blanchett dhe Rooney Mara, e cila është premierë në Kanë.
“Sigurisht ka një pikëpyetje të madhe,” tha Karlsen për presionin që ajo ndjen se është në “Carol”. “Është i udhëhequr nga femrat. Kjo është një romancë lezbike. Ka një pritshmëri të madhe.”
Gjatë javëve të fundit, gjithnjë e më shumë gra kanë folur për trajtimin seksist në Hollywood. ACLU kohët e fundit kërkoi nga agjencitë federale dhe shtetërore që të hetojnë zyrtarisht praktikat diskriminuese të punësimit në film dhe televizion.
“I vetmi lloj i filmit ku gratë fitojnë më shumë se meshkujt është industria porno,” tha Hayek. “Kjo është thjesht injorancë.”
Marrë nga: time.com