Turqi: Përurohet aeroporti i parë i ndërtuar mbi det në Evropë
Turqia përuroi sot aeroportin “Ordu Giresun”, i cili do të jetë aeroporti i parë i ndërtuar mbi det në Turqi dhe Evropë, ndërsa është i dyti i këtij lloji në botë.
Me fillimin e operimit të tij, numri i aeroporteve turke do të shkojë në 55. Nga ana tjetër, kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroporteve lokale në zonat turistike Demre, Kash dhe Finike, në perëndim të Provincës Antalia.
Numri i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur në 166,2 milionë në vitin 2014, nga 34 milionë, që ishte në vitin 2002. Kurse aeroportet turke me numrin më të lartë të pasagjerëve janë respektivisht ata “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit, aeroporti i Antalias, “Esenboga” i Ankarasë, “Adnan Menderes” i Izmirit dhe aeroporti i Adanasë.
Gjatë kësaj periudhe, numri i destinacioneve, që kompanitë ajrore turke realizojnë jashtë shtetit, është rritur nga 60 në 237; numri i pasagjerëve të linjave domestike është rritur nga 20,5 milionë në 85,4 milionë, ndërsa numri i pasagjerëve të linjave ndërkombëtare është rritur nga 35 milionë në 80,3 milionë.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.