Të shtëna me armë në bulevard, raportohen të vdekur
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë maternitetit të vjetër në kryeqytet, nga të cilat nga raportimet e para dyshohet se ka 2 persona të vrarë dhe një të plagosur.
News 24 dhe A1 Report kanë shfaqur pamje nga vendngjarja ku duket një fuoristradë dhe një mjet tjetër të kenë përfunduar në trotuar.
Ende nuk ka shumë detaje nga ngjarja e cila ka ndodhur pak minuta më parë në Bulevardin “Zogu i Parë”, por dyshohet se ka pasur përplasje me armë ndërsa është ende i paqartë numri i personave të përfshirë. “Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një aksidenti me makinë”, shkruan shqiptarja.com.