Kelmendi: Gratë të punojnë vetëm 5 orë që të shtohet nataliteti
Familja është një prej shtyllave kryesore të partisë më të re në Kosovë, Fjala. Ajo udhëhiqet nga ish-deputeti i PD-së, tash i pavarur Gëzim Kelmendi.
Duke folur në Interaktiv në KTV, ai ka zbuluar pjesën e programit për familjen.
“Ne do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë gjinisë femërore. Do të propozojmë që ajo të punojë vetëm 5 orë, e jo 8, por të marrë rrogën e njëjtë me gjininë mashkullore. Gruas i duhet më shumë kohë që të kujdeset për fëmijët e saj. Kjo do të ndikojë edhe në shtimin e natalitetit në Kosovë”, ka thënë deputeti Kelmendi.
Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se homoseksualizmi është sëmundje, dhe ka thënë se është krenar që me këtë temë ka magjistruar në UP./www.kosova.info