Cilësia e jetës, raporti rendit Shqipërinë si një ndër vendet më të këqija në Europë
Në cilat shtete të Europës jetohet më mirë? Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Suedia, Danimarka, Zvicra, SHBA, Kanadaja dhe Australia janë shtetet që raporti i “Quality of Life” ka renditur si vendet me cilësi më të lartë jete.
Shqipëria? Sipas vlerësimit në këtë raport jemi një ndër vendet ku cilësia e jetës është ndër më të këqijat. Në vendet me cilësi më të keqe jete, bashkë me Shqipërinë, renditet dhe Maqedonia.
Rezultatet e këtij raporti nxiren në bazë të ekonomisë, nivelit të ndotjes, shëndetësisë dhe çmimit të jetesës.
Ngjyra e gjelbër e theksuar tregon cilësinë më të lartë të jetesës, e gjelbra e hapur, një cilësi shumë të mirë, e verdha cilësi jo të mirë, portokallia, cilësi të keqe dhe e kuqja, vende pa cilësi jetese.