Rama boton fotot e teatrit të ri por nuk sqaron si u përzgjodh projekti
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të një ndërtese të vjetër në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” që do të shndërrohet në një qendër arti edhe me salla teatri.
Kjo ndërtesë ka shërbyer dikur si një laborator eksperimental për Drejtorinë e Ujërave. Nga Ministria e Energjitikës, ajo i është kaluar Ministrisë së Kulturës.
Projekti duket i bukur por ajo që të bën përshtypje është fakti se mungon informacioni se cila studio e ka ideuar, si kanë qenë proçedurat, etj.
Edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës është e pamundur të gjesh ndonjë informacion mbi këtë projekt që quhet “Skena e re”.
I vetmi informacion që bëhet i ditur mbi këtë projekt është VKM e datës 27 dhjetor 2014 që ia kalon pronësinë e kësaj ndërtese Ministrisë së Kulturës. (KY LINK)
6 muaj pas atij vendimi Rama publikon fotot si do duket ndërtimi i ri por në një vend demokratik normal duhet të publikohet minimalisht emri i firmës që do realizojë projektin por edhe proçedura që është ndjekur për të kontraktuar këdo që është vendosur të jetë realizuesja, sa do kushtoje, etj.
Kjo nuk do të thotë aspak që projekti i ri të mos realizohet, por është një kërkesë thelbësisht parimore. Që sigurisht nuk ve në dyshim as shijet estetike të kryeministrit…
- Rama boton fotot e bukura të teatrit të ri por “harron” të shpjegojë si u përzgjodh projekti…