Një pastor sqaroi se s’e kishte seriozisht kur tha se do vetëdigjej nëse ligjëroheshin martesat gej
Një pastor nga Teksasi, me emrin Rick Scarborough sqaroi përmes një njoftimi për shtyp se nuk e kishte me tërë mend kur tha se do i vinte flakën vetes në rast se Gjykata Supreme do legalizonte martesaj gej, siç në fakt e bëri dje.
Përmes njoftimit për shtyp pastori tha se “ne nuk mbështesim asnjë dhunë apo dëmtim fizik”, shkruan advocate.com.
“Ne nuk do të përkulemi, ne nuk do ta ulim kokën, ne do t’i vemë flakën vetes nëse do të jetë e nevojshme”, kishte thënë pastori në fillim të muajit qershor./k.p./
Më poshtë VIDEO ku pastori thotë se “do digjemi nëse do jetë nevoja”…
http://https://www.youtube.com/watch?v=jdV77D5z_yc