Një pikëpresje e shenjuar në trup, tatuazhi i atyre që kanë zgjedhur të jetojnë
“Pikëpresja përfaqëson një fjali që autori mund ta kishte përfunduar, por ka vendosur ta vazhdojë. Ky autor je ti dhe kjo fjali është jeta jote”. Si tatuazh apo i shenjuar me bojë stilolapsi, shenja e pikëpresja është bërë protagoniste e rrjeteve sociale këto ditë.
Qindra përdorues të rrjeteve sociale Twitter, Instagram, Pinterest, po postojnë foto të kësaj shenje pikësimi të pikturuar në trupat e tyre. Me shikim të parë kjo mund të duket një fushatë e dashamirësve të gramatikës, por jo, këta njerëz aderojnë në një fushatë të quajtur “The Semicolon Project” (Projekti Pikëpresje). Iniciatvë për të mbështetur dhe inkurajuar të gjithë ata që kanë provuar depresionin, ankthin dhe mendimet vetëvrasëse gjatë jetës, duke pikturuar një pikëpresje në trup.
Kjo shenjë simbolizon zgjedhjen për të mos e ndërprerë jetën, pavarësisht vështirësive.
/l.k