Studim: Prindërit në moshë më të madhe janë më të lumtur
Sipas një studimi të disa studiuesve kanadez, kush bëhet vonë prind, është më i lumtur. Professor Myrskylä thotë për DW se ata kanë hulumtuar se si ndryshon niveli i lumturisë, kur bëhesh me fëmijë. Dhe ky nivel rritet tek prindërit e moshuar më shumë se tek ato në moshë më të re.
Niveli i lumturisë tek prindërit është llogaritur duke i pyetur pjesëmarrësit çdo vit, se sa të lumtur janë me jetën e tyre në shkallën nga zero deri në dhjetë. Dhjetë do të thotë shumë i lumtur, zero i palumtur. Në studim janë marrë rreth 7000 persona dhe sipas përgjigjeve, prindërit në moshë mbi 34 vjeç, janë më të lumturit.
Professor Myrskylä thotë se kjo ka të bëjë me gatishmërinë për të bërë fëmijë. “Më të rinjtë duhet të përfundojnë studimet, nuk kanë filluar akoma karrierën. Më të moshuarit janë ndoshta disa hapa më tej. Ata janë më të gatshëm se të rinjtë.”
Ndërsa përsa i përket prindërve të rinj, 18 – 20 vjeçarë, niveli i lumturisë është shumë i ulët, sidomos tek prindërit meshkuj, pra tek baballarët. Kjo tregon se vendimi për fëmijë në një moshë kaq të re nuk është i duhuri.
Interesant është edhe përfundimi se sa zgjat lumturia tek prindërit, pasi lindin. Sipas Professor Myrskylä, lumturia zgjat disa vjet, por tek prindërit mbi 34 vjeç, zgjat më tepër, mund të zgjasë edhe deri në 10 vjet, por kjo gjë ndodh në fëmijën e parë, i cili rrit më shumë nivelin e lumturisë. I dyti një çikë më pak, ndërsa i treti aspak. / Deutsche Welle