FOTO/ HISTORIKE: Anija “New Horizons” mbërrin afër Plutonit pas udhëtimit 9-vjeçar
Pas një udhëtimi 9-vjeçar prej më shumë se 3 miliardë milje, “New Horizons” (Horizonte të Reja) i është afruar Plutonit. Tani është momenti kur anija e NASA-s do tí dhurojë njerëzimit pamje të jashtëzakonshme.
“Ajo që NASA po bën me anijen “New Horizons” është e paprecedent për kohën kur po jetojmë”, tha Dr. Alan Stern, drejtues për misionin 700 milion dollarësh “New Horizons”.
Anija pa pilot pritet të afrohet në vetëm 7,767 milje distancë me Plutonin. Ajo do të kalojë përgjatë rrezes së planetit me një shpejtësi prej 30,800 milje për orë, në këtë kohë shtatë instrumente shkencore do të aktivizohen për të mbledhur pamje dhe të dhëna të botës së akullt.

Plutoni siç shihet nga “New Horizons” më 11 korrik 2015.
Por kjo anije nuk do të punojë vetëm. Një flotë observatorësh të NASA-s janë programuar që të mbledhin të dhëna në të njëjtën kohë me fluturimin historic. Kjo do të lejojë shkencëtarët të mbledhin një sërë informacionesh mbi të ashtuquajturin “planeti xhuxh”.

Koncepti artistik i anijes “New Horizons” kur ajo i afrohet Plutonit dhe hënës së tij më të madhe, Charon.