Ema Thompson: Seksizmi në Hollywood po përkeqësohet
Edhe pse disa e kanë quajtur vitin 2015 si “viti i gruas” në kinema, aktorja fituese e Oskarit dhe skenaristja Emma Thompson thotë se seksizmi në industrinë e filmit në fakt po përkeqësohet.
Në një intervistë me revistën Radio Times, Thompson tha se nuk është “aspak e impresionuar ” nga gjoja peizazhi mediatik i fokusuar më shumë tek femra. “Unë mendoj se është ende kot fare,” tha ajo. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë përmirësim të dukshëm dhe mendoj se, për gratë, pyetja se si ato duhet të duken është më keq se sa kur isha unë e re.”
Duke e quajtur shtypin”thellësisht reaksionar dhe të homogjenizuar”, ylli i “Saving Mr. Banks” u ankua për mënyrat se si gratë trajtohen në kulturën bashkëkohore. “Kur isha e re, me të vërtetë besoja se ne kishim marrë rrugën për një botë më të mirë, dhe kur i hedh një sy tani, shoh që jemi në gjendjen më të keqe të mundshme, veçanërisht për gratë, dhe më duket shumë shqetësuese dhe e trishtë.”
56-vjeçarja gjithashtu pranoi diskriminimin ndaj moshës kur ajoluan rolin e një prostitute 77-vjeçare në filmin e saj të ardhshëm “Legjenda e Barney Thomson”. “Do të ishte me të vërtetë këndshëm që këtë rol ta luajë dikush që është me të vërtetë 77 vjeç,” tha ajo për revistën. “Por ky është një rol shumë komik dhe unë nuk munda ti rezistoj”.
Seksizmi në industrinë e filmit ka qenë një temë e shumë diskutuar gjatë këture viteve të fundit, me shumë personazhe, si Thompson, duke pretenduar se mizogjinia institucionale është ende shumë e përhapur. Akuza të tilla janë të mbështetura me dëshmi të prekshme në formën e pagave të aktoreve të famshme femra: Vetëm nëntorin e kaluar, e-maile të Sony zbuluan se Jennifer Lawrence dhe Amy Adams janë paguar më pak se kolegët meshkuj për “American Hustle”. Kohët e fundit, Amanda Seyfriend ka diskutuar për zbulimin e saj se ajo fitonte vetëm 10 për qind të asaj që fitonte një koleg mashkull me rol të ngjashëm në një projekt me buxhet të lartë./A.A.