FOTO/ “Harkmarrja e natyrës” ndaj masakrës në plazhin e Durrësit
Zona bregdetare nga Kavaja në Durrësh është shembulli më i mirë i shkatërrimit mjedisor që kanë sjellë këto 25 vite. Ndërtimet pa plan dhe pa kriter, mungesa e kanalizimeve e derdhja e ujërave të zeza në det, zëvendësimi i pemëve me beton dhe pushtimi i sipërfaqeve detare kanë krijuar jo vetëm një pamje të shumtuar po edhe një prishje të ekulibrave natyrorë.
Këto foto nga revista Monitor janë bërë në plazhin e Qerretit. Këtu shihet një “gllabërimi” i tokës nga deti, duke lënë fare pak hapësië ranore për pushuesit. Deri pak kohë më parë, ata që janë shndërruar në pronarë të bregdetit duket se ia kishin gjetur zgjidhjen këtij fenomini duke vendosur prita me gurë në çdo 100 metra. Por mesa duket ato kanë dhënë efekt të kundërt, duke i prishur bregdetit funksionin e tij normal.
Ekspertët kanë shpjeguar se mënyrat se si janë vendosur pritat nuk e zgjidhin problemin, por vetëm e zhvendosin atë të fqinji. Një barrierë individuale mund të ndërpresë erozionin në pjesën ku është një hotel apo fshat turistik, por ndikon negativisht ne krahun tjetër, gjë që faktikisht po ndodh prej disa vitesh. Sipas tyre, pritat duhet të ishin bërë të studiuara dhe paralel me bregun, jo pingul siç janë aktualisht.
Ndonëse këto prita janë konsideruar si ndërtime pa leje nga vendorët, përgjegjësia ka kaluar sa nga një institucion te tjetri ndërsa kanë munguar masat e koordinuara për t’u mbrojtur nga kjo hakmarrje e heshtur e natyrës.
/ L.K./