Dhuna ndaj azilkërkuesve në Gjermani, më e theksuar në rajonet lindore
Numri i madh i azilantëve në Gjermani ka sjellë kohët e fundit protesta të dhunshme dhe sulme ndaj qendrave të pritjes së refugjatëve. Këto sjellje kanë rindezur debatet mbi ekstremizmin e djathtë në Gjermani. Sipas Roger Lewentz, një politikan i zëshëm në perëndim të vendit, problemi është më i theksuar në lindje.
Në një intervistë për gazetën “Welt”, Lewentz thekson se në rajonet lindore prirja drejt ksenofobisë dhe radikalizmit është më e madhe se në perëndimin e Gjermanisë.
Listohen plot 370 incidente, pjesa më e madhe e të cilave janë regjistruar në lindje. Lewentz tenton në pohimet e tij t’i japë dhe një shpjegim këtij fenomeni, duke argumentuar se Gjermania Lindore nuk ka pasur të njëjtin ekspozim ndaj të huajve dhe kulturave të tjera përgjatë dekadave që e kanë përballur perëndimin me të tilla situata. Bashkëjetesa me njerëz që kanë histori emigracioni, duhet mësuar, thotë politikani social-demokrat.
Gjatë javëve të fundit, në qytete të ndryshme ka patur demonstrate dhe përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë që tentoi t’i jepte fund bllokimit të një rruge ku do të kalonin autobuzët me azilkërkues. Ministria e Brendshme gjermane vlerëson se me këtë ritëm, deri në fund të vitit 2015, vendi duhet të përgatitet të presë rreth 800.000 emigrantë.
Burimi: Top Channel