Beteja e prindërve për të pranuar 6 – vjeçarin Joe të bëhej Lily
Matt Downes, babai i binjakëve 6-vjeçarë – njëri prej të cilëve është vajzë tashmë – thotë se për herë të parë e ka kuptuar diferencën midis djemve të tij ku ishin vetëm 18 muajsh. Ai thotë se Lily i ka shfaqur shenjat e para e të qenurit transgjinor që 18 muajsh dhe tashmë jeton si vajzë.
“Nëse Olly luante me top dhe blinte revista për makina, Joe, i cili quhet Lily tashmë, zakonisht preferonte veshje rozë dhe librat me zana”, thonë prindërit Matt dhe Rosie.
Por pavarësisht se familja e ka mbështetur vendimin e Lily-t, vëllai Olly, e ka patur disi të vështirë ta pranojë se vëllai i tij është tashmë e motra. Madje një ditë, duke qarë i ka thënë së ëmës se i duket sikur “e ka humbur vëllanë e tij”.
Por prindërit tregojnë se falë këshillave që ka marrë në shkollë, Olly ndihet shumë më i lumtur me Lily-n.
Duke u rritur, Lily filloi të mos pranonte të vishte asnjë veshje djemsh dhe filloi të prezantohej tek të tjerët me emrin e ri, gjë që babai pranon se ishte shokuese fillimisht dhe mjaft e vështirë për t’u pranuar.
“Ndryshimi i emrit më goditi fortë. Nuk ishte me Joe, vishte rrobe banjo vajzash dhe fustane”, thotë Matt.
Sot prindërit e mbështesin dhe e duan siç është vajzën e tyre. Madje ata kanë diskutuar me shkollën që Lily të veshë uniformën e vajzave dhe ka filluar të rrisë flokët. Ndonëse sot gjithë familja dhe vëllezërit e suportojnë, prindërit janë të shqetësuar për reagimet dhe ngacmimet që ajo mund të marrë kur të rritet. /m.g
Burimi: Daily Mail

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.