Afrikë, riti brutal i ‘hekurosjes’ së gjoksit
‘Hekurosja’ e gjoksit, rituali brutal i rrafshimit të gjoksit të sapozhvilluar të vajzave të reja për t’i mbrojtur ato nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet tashmë prek 3,8 mln femra në të gjithë botë, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Rituali i tmerrshëm konsiston në përdorimin e gurëve të nxehur më parë me të cilët ushtrohet forcë në gjoksin e adoleshenteve, duke shkatërruar indet e gjirit, çka i bën vajzat të duken më pak femërore.
Sipas një studimi të Departamentit të Shërbimeve të Shëndetit Publik, kjo është një praktikë gjerësisht e përhapur në Kamerun, Nigeri dhe Afrikën e Jugut, vende ku vajzat abuzohen seksualisht në 58 për qind të rasteve./A.A.