Germaine Greer ‘gratë transgjinore nuk janë gra’
Komentet janë bërë në përgjigje të një peticioni që i kërkon Universitetit Cardiff që të anullojë leksionin e autores.
Greer shkaktoi polemika në janar të këtij viti në një bisedë në Universitetin e Kembrixhit, kur ajo tha se nuk beson se transfobia egziston dhe se gratë transgjinore kurrë nuk do të jenë gra, sepse ato nuk e dinë se si është si të kesh një “vaginë të madhe, leshtore dhe me erë të keqe”.
Komentuesja feministe do të japë një fjalim në universitet më 18 nëntor për një bisedë me titull “Femrat & Pushteti: Mësimet e shekullit të 20-të”.
Një peticion i filluar nga Melhuish, zyrtare e grave të këshillit studentor për Universitetin Cardiff, i bën thirrje universitetit të ndalojë Greer nën një politikë ‘pa’ platformë, e cila zakonisht përdoret për grupet fashiste, ekstremiste apo grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë Ligën Angleze të Mbrojtjes, Partinë Kombëtare Britanike, dhe disa grupe terroriste islamike.
Në kohën e shkrimit, më shumë se 870 njerëz kanë nënshkruar peticionin që i bënte thirrje universitetit të mos e zhvillojë leksionin.
Peticioni thekson se “Greer ka treguar herë pas here pikëpamjet e saj mizogjinore ndaj grave transgjinore, duke përfshirë vazhdimisht referimin e gabuar ndaj grave transgjinore dhe duke mohuar egzistencën e transfobisë në tërësi”.
Megjithatë, në vend që të kërkojë falje për çdo ofezë që mund të ketë shkaktuar në komunitetin transgjinor, zonja Greer ka mbrojtur komentet e saj të mëparshme.
“Unë do të flisja për gratë dhe pushtetin, sepse mendoj se ka shumë fjalime triumfaliste që maskojnë gjendjen reale historike,” tha ajo për BBC News.
“Dhe me sa duket njerëzit kanë vendosur se meqë unë nuk mendoj se meshkujt transgjinorë pas operacionit bëhen femra, unë nuk duhet të lejohem të flas.”
Përveç kësaj, ajo pohoi se “një numër shumë i madh grash” të cilat janë cisgjinore mendojnë se gratë transgjinore – të cilave ajo i referohet si ” person transgjinor mashkull në femër ” – nuk “duken, nuk tingëllojnë e nuk sillen si gra”.
Znj. Greer ka thënë se ajo përdor përemra femërorë kur bëhet fjalë për dikë, nëse kjo është preferenca e tyre, por vetëm “në shenjë mirësjellje”.
Ajo ka bërë më parë komente transfobike si në vitin 2009 ashtu dhe në 1999, duke pretenduar se: “Asnjë i ashtuquajtur seks-ndryshues nuk është lutur ndonjëherë për një transplantim mitre dhe vezoresh; nëse transplanti i mitrës dhe vezoreve do të bëhej i detyrueshëm për njerëzit ‘dua të jem grua’, ata do të zhdukeshin brenda natës.”/A.A.