Gaxherri: Veselit i falet se është mashkull, Albulena Haxhiu më indinjoi më shumë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se ofendimi që kryeparlamentari Kadri Veseli i bëri deputetes Albulena Haxhiu i falet, sepse “ai është mashkull”.
Gaxherri tha në Info Magazine të Klan Kosovës se më shumë ka qenë e indinjuar me kolegen e saj Albulena Haxhiun, sepse ajo nuk duhej të bërtiste.
“Opinioni e di mendimin tim për Kadri Veselin”.
“Por, për Albulena Haxhiun që është femër më erdhi shumë rëndë nga sjelljet e saj”.
“Më shumë kam qenë e indinjuar me Haxhiun, sepse Kadri Veselit i falet se është mashkull”, tha Gaxherri, duke shtuar se koleget e saj duhej të kishin kujdes se ato janë “femra, gra dhe nëna”.
“Kishte bërtima sikur të kafshëve atë natë në Parlament”./A.A.