FOTO/ Godina e re e Bankës së Shqipërisë dhe “Muzeu i Parave”
Banka e Shqipërisë përuroi dje godinën e re në një ceremoni ku ishin të pranishëm, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, kryeministri Edi Rama dhe arkitektët e projektit të BSH. Tashmë ajo përbëhet nga dy ndërtesa: ajo ekzistuesja dhe një ndërtesë e re ku përfshihet dhe muzeu i BSH.
Projekti është realizuar nga një arkitekt italian Petreschi që është dhe një njohës shumë i mirë i kulturës dhe traditës së kulturës italiane në kohën kur është bërë ky projekt. Ndërtesa ekzistuese është rikonstruktuar dhe ndryshimet janë bërë me të njëjtin material, formë dhe teknologji si më parë. Qëllimi ishte ruajtja e vlerave historike të godinës.
Ai bëri të mundur rikthimin e ndërtesës në gjendjen fillestare. Për më shumë se 70 vjet në këtë godinë kanë qenë institucionet më të rëndësishme si Banka e Shtetit, Ministria e Financave apo filiali i B.K.T-së.
MUZEU I PARAVE
Banka e Shqipërisë çeli “Muzeun e Parave”, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.
/Fotot: Ivana Dervishi| BIRN
HAPET PER HERE TE PARE DHOMA E THESARIT
Dje, gjatë inagurimit të godinës së re të Bankës së Shqipërisë është hapur për herë të parë dhoma e thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore , është prej celiku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në celik.
Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze.
Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12, 4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit, raporton “Opinion”.
Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri. Në raste të rrezikut, në pjesën e pasme të saj, është një derë rezervë e pajisur me shkallë.

Dera rezervë në dhomën e thesarit të BSH
/l.k./