8 fakte që do të doja që mikeshat e mia heteroseksuale të dinin rreth biseksualitetit tim
Posted On 24/11/2015
0
Ndjehem sikur mikeshat e mia heteroserksuale nuk e kuptojnë se çfarë dua të them kur u them që jam biseksuale. Sa për dijeni, doja ta përcaktoja për të gjithë.
- Po, unë jam biseksuale. Jo, nuk po kaloj thjesht një fazë, dhe nuk jam konfuze. Unë nuk jam një grua heteroseksuale e cila po “eksperimenton”. Mua më tërheqin si burrat dhe gratë, dhe gjithmonë më kanë pëlqyer. Unë nuk zgjodha të isha biseksuale ashtu si ju nuk keni zgjedhur të jeni heteroseksuale. Kjo është vetëm një pjesë, një pjesë e vogël, e asaj që unë jam. Ju lutem pranojeni atë.
- Fakti që unë jam biseksuale nuk do të thotë automatikisht se mua më pëlqejnë treshet ose të angazhohem në sjellje të rrezikshme seksuale. Përkundrazi. Unë kurrë nuk kam pasur një treshe dhe preferoj marrëdhëniet monogame. Partneri im dhe unë jemi njerëz normalë që përballen me të njëjtat lloje të betejave në marrëdhënie, si ato që keni ju me të dashurit/burrat tuaj.
- Ju nuk më tërhiqni seksualisht. Unë mendoj se jeni të bukura, inteligjente, gazmore dhe të mrekullueshme. Por, kur ju shoh, unë shoh mikeshat e mia, dhe unë e vlerësoj miqësinë tonë. Unë e di se orientimi juaj seksual nuk është i njëjtë si imi, dhe unë jam shumë ok me të.
- Nëse unë të bëj kompliment, e kam me të vërtetë. Çfarëdo që të thashë, me siguri e kam menduar përpara për t’u siguruar që nuk do ta merrje ters. Ti ndoshta nuk e kupton, por unë përpiqem shumë për tu siguruar që seksualiteti im nuk të vë në siklet.
- Është në rregull të më përqafosh siç bën me çdo shoqe tjetër. Por e ke ti në dorë … Unë do jem e kujdesshme për të dhëna nga ana jote. Unë kurrë nuk do të filloj një përqafim nëse ti ke nevojë për ngushëllim. Ti je mikesha ime, dhe miqtë i respektojnë kufijtë e njëri-tjetrit. Unë e kuptoj nëse ky është një nga kufijtë e tu.
- Unë i urrej dhomat e zhveshjes së grave edhe më shumë se ti. Edhe pot ë isha heteroseksuale, nuk do të isha rehat. Zonja, ju lutem! Vendosni një peshqir! Heteroseksuale apo gej, shumë prej nesh grave janë të vetëdijshme për trupat tanë. Ne nuk duam të shohim trupat tuaj. Unë personalisht, jam në dhomën e zhveshjes mjaftueshëm sa për të mbledhur gjërat e mia dhe ndërrohem në banjë ose në dhomë private, pastaj shkoj në shtëpi për të bërë dush. Unë jam aktualisht në një marrëdhënie – por edhe po të mos isha – do të ishte shumë e papërshtatshme për mua që të të shikoja të zhveshur. Ju lutemi bëjeni më të lehtë për mua duke mbuluar veten kur jeni në zonat e përbashkëta.
- Unë përjetoj diskriminim nga të gjitha anët. Shumë lezbike dhe gej nuk besojnë se biseksualiteti është i vërtetë. Në vend të kësaj ata besojnë se femrat biseksualet janë në të vërtetë lezbike të cilat janë të frikësuara të dalin hapur plotësisht. Disa lezbike kanë refuzuar të dalin me mua sepse kishin frikë se unë nuk do të isha në gjendje që të angazhohesha në një marrëdhënie lezbike. Dhe sigurisht, homofobia nga popullata heteroseksuale ka qenë mjaft e pashmangshme. Pra e sheh, nuk është e lehtë të jesh biseksuale. Unë ndjehem se jam bllokuar midis dy botëve të ndryshme dhe nuk jam e mirëpritur plotësisht në asnjërën prej tyre.
- Për shkak të # 7, unë sinqerisht e çmoj miqësinë time me ty dhe të gjithë miqtë e mi të tjerë, heteroseksualë apo gej. Duke qenë biseksuale më ka bërë më të ndjeshme ndaj të tjerëve që mund të mbajnë një barrë të padukshme, qoftë ajo të e shëndetit të tyre fizik, vështirësi financiare, shëndeti mendor, abuzimi, apo çështje të tjera. Pak a shumë ashtu si seksualiteti im, kjo barrë mund të jetë pjesë e tyre, por nuk i përcakton ata./A.A.