Shqipëria, shteti më pak kreativ në rajon, e 116-ta në botë
A janë shqiptarët njerëz kreativë?
Një studim i fundit i Institutit kanadez të prosperitetit, tregon se Shqipëria nuk bën pjesë në vendet kreative, përkundrazi renditet e 116-ta, mes 139 ekonomi botërore për nivelin e kreativitetit. E grupuar në fund të listës të ekzaminuar, vendi ynë është kaluar edhe nga konkurrentët rajonalë, si Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina.
Studimi me titull: Indeksi Global i Kreativitetit, ka prezantuar për herë të parë një model të ri të studimit të zhvillimit ekonomik. E quajtur edhe si 3T (Teknologji, Talent dhe Tolerancë), këto të tre faktorë bëjnë rankimin e 139 shteteve të ekzaminuara. Tre shtetet që kryesojnë në këtë listë janë: Austria, SHBA dhe Zelanda e Re. Në fund të listës gjenden: Gana dhe Iraku.
Studimi vendos në qendër të saj ekonominë e dijes, ku konsumi dhe prodhimi i kapitalit njerëzor, 3T dhe kreativiteti në përgjithësi lidhen ngushtësisht me zhvillimin ekonomik dhe social.
Shqipëria renditet e fundit në rajon duke u nisur nga tre faktorët që vendosin këtë rankim, me këtë performancë:
Teknologji – Bazuar në kërkime dhe investime për zhvillim, patenta të ndryshme shpikjeje. Shqipëria renditet e 83-ta në botë sipas këtij treguesi, e fundit në rajon. Kroacia renditet e 60-ta, Serbia e 70-ta, Maqedonia e 76-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 77-ta.
Talenti – Pjesëmarrja e individëve në orë mësimore ose jo që kanë lidhje me kreativitetin. Duket se vendi ynë mban sërish vendin e fundit në rajon dhe të 90-tin në listën botërore. Maqedonia ka përformën më të mirë në rajon, e 63-ta, ndjekur më pas nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.
Toleranca – Trajtimi i emigrantëve, racizmi mbi minoritetet dhe komunitetin LGBT. Shqipëria renditet e 118-ta në botë, në zonën më të diskutuar për mungesë tolerance ndaj këtyre grupeve.
/m.g
Burimi: Monitor