9 Gjërat që do të doja ti thoja çdo vajze adoleshente:
Posted On 19/01/2016
0
Melissa Newman-Evans ka hartuar një poezi shumë të fuqishme të quajtur “9 Gjërat që do të doja ti thoja çdo vajze adoleshente.” Videoja pati shumë sukses në Kritikën e Poezisë Kombëtare 2015.
9 Gjërat që do të doja ti thoja çdo vajze adoleshente:
- Bota… po mundohet të të vrasë! Po mundohet ta bëjë këtë duke të vjedhur zërin. Vrite ti më parë!
- Ti… je gjëja më e mirë në çdo dhomë. Do të vësh re që nuk thashë më e bukura. Ti je gjithashtu gjëja më e bukur në çdo dhomë, por kjo nuk ka rëndësi! Bota me këtë po përpiqet të të vrasë!
- Ti kurrë nuk do të mundesh plotësisht të vrasësh idenë se trupi yt është gjëja më e rëndësishme tek ti..kjo ndyrësi ndodhet kudo. Dhe nëse je gjallë dhe duke më dëgjuar të them këto fjalë tani, atëherë do të thotë se ti e ke dëgjuar këtë gjë shumë herë tashmë.. e thënë kjo…
- Modeli më i mirë i flokëve … është ai që të ndihmon të ngrihesh nga shtrati në mëngjes. Marka më të mirë e make-up-it është ajo që mpreh një thikë për ty! Marka më e mirë e xhinseve është një që të përshtatet dhe shkon me këpucët e tua luftarake! Vër re se këpucët me taka të larta janë këpucë shumë të mira luftarake. Converset janë këpucë të shkëlqyera luftarake! Dhe po, kambalet janë fantastike si këpucë luftarake!
- Vish çfarë të duash!! Duku si të duash!! E di se kush mund të shkojë në djall nëse nuk e pëlqen!? Kushdoooooo !!!!!!
- Të kujtohet ajo metafora se të vrasin kur të vjedhin zërin? Ndonjëherë … bota me të vërtetë do të përpiqet të të vrasë. Ti kurrë nuk do ta meritosh atë. Të të them që të jesh gati është e kotë. Të të them të përgatitësh veten është vetëm një tjetër mënyrë për të të fajësuar kur kjo të ndodhë! Prandaj,
- Duhet të mbështetësh motrat e tua!
- Kushdo është motra jote! Vajza me djëmbët e dalë dhe xhinse të lira është motra jote! Vajza që shkon me vajza është motra jote !! Vajza që dikur quhej Erik dhe tani quhet Erina është motra jote! Nxitëset e tifozëve të cilat po përpiqen aq shumë për të të vrarë janë edhe ato motrat e tua!! Bota po përpiqet të vrasë secilën prej jush dhe nëse ju nuk e mbështesni njëra-tjetrën, askush tjetër nuk do ta bëjë.
- Një ditë … dikush do të të quajë grua. Kjo do të jetë gjëja më e tmerrshme për ta menduar për veten. Por pranoje atë si medalje nderi, ashtu siç është; kjo do të thotë që ke mbijetuar! Se çdo gjë që është përpjekur të të vrasë ka dështuar.
Më vjen shumë keq. Duhet të të kisha quajtur grua që në fillim të kësaj poeme./A.A.