Sot Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit
27 janari 1945 është dita kur kampi i përqendrimit të Auschwitz, Poloni, u çlirua nga sovietikët, thuajse tetë muaj përpara mbarimit të luftës.
Që prej vitit 2001 kjo datë shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Çdo vit më 27 janar përkujtohen miliona viktimat e gjenocidit të Gjermanisë Naziste gjatë luftës së Dytë Botërore, si dhe përpjekjet bashkëkohore në luftën ndaj urrejtjes dhe anti-semitizmit.
Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë në Luftën e Dytë Botërore. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet e pushtuara prej saj u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz e u lanë të vdisnin urie.
Gjatë pesë viteve, rreth 1.1 milion njerëz u vranë në kampin e përqendrimit Auschwitz, 90 % e tyre hebrenj. Pjesa tjetër kanë qenë njerëz me Kombësi Rumune, Sovietikë ose Polakë.
Aktivitete të ndryshme do të mbahen sot në të gjithë botën për të shënuar këtë ditë, ku përkujtohen dhe gjenocidet e tjera të ndodhura në botë si ai në Kamboxhia, Ruanda dhe Darfur.
/l.k./