Çfarë është virusi “Zika” që po alarmon SHBA-të?
Së fundmi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se virusi Zika po përhapet me shpejtësi. Drejtori i përgjithshëm ka mbledhur komitetin e emergjencave, duke thënë se niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë. Virusi është zbuluar tashmë në 23 shtete në Amerikë dhe mund të zgjerohet edhe në vende të tjera.
Kjo sëmundje paraqet rrezik më të madh për gratë shtatëzëna pasi lidhet me deformimet cerebrale tek fetusi. Virusi “Zika” transmetohet nga pickimi i një mushkonje, por jo direkt midis njerëzve. Në Amerikën Latine, gratë janë këshilluar të mos ngelin shtatëzënë pasi deri tani, në shumë raste virusi është shoqëruar me lindjen e foshnjave me zhvillime jo normale të trurit.
Personat e prekur nga sëmundja mund të shfaqin shenja si ethe, skuqje të lëkurës dhe gunga, dhimbje koke dhe dhimbje të gjithë trupit që mund të zgjasë nga dy deri në shtatë ditë. OBSH ka thënë se personat e prekur duhet të pinë shumë lëngje, të pushojnë rregullisht dhe të trajtojnë dhimbjet me ilaçe të zakonshme. Deri tani nuk ka një vaksinë apo ilaç shërues për virusin i cili mund të shkaktojë probleme serioze gjate gjithë jetës.
Marcos Espinal, ekspert i sëmundjeve infektive në Amerikë, ka thënë se pritet që të ketë rreth 3-4 milionë raste të infektuara.
Në Evropë, janë zbuluar dy raste të prekur nga ky virus, në Danimarkë dhe Zvicër nga turistë që ktheheshin nga Amerika Latine dhe Karaibet. /m.g
Burimi: The Guardian

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.