Historia e pianistit që përloti publikun e Sanremos
Publiku i sallës Ariston, gjatë natës së dytë të Festivalit të Sanremos e shoqëroi me shumë duartrokitje dhe lot performancën e Ezio Bossos, drejtor orkestre dhe pianist torinez që vuan nga një sëmundje e rrallë.
“Muzika është terapia jonë e vërtetë”, ishte një nga mesazhet që dha Bosso, i cili edhe pse vuan nga skleroza amitrofike laterale, sëmundje që i ka prekur gjymtyrët, dhuroi një performancë mbreslënëse në piano.
Çfarë është Skleroza Amitrofike Laterale (SLA)?
Skleroza amiotrofike laterale është një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që ndikon në neuronet motorike, qelizat e trurit përgjegjëse për kontrollin e lëvizjes, dhe çon në paralizë progresive të muskujve. Përveç humbjes progressive të fuqisë së muskujve, ajo mund të prekë dhe organet tretëse e të frymëmarrjes, deri në çregullime kongitive dhe psikologjike. Kjo sëmundje prek 3 në 100.000 persona çdo vit.
VIDEO: Performanca e Ezio Bosso në Sanremo 2016
http://www.dailymotion.com/video/x3rk19f
Ezio Bosso ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij në një intervistë për “Vanity Fair” përpara se të publikonte një CD, të quajtur “Dhoma e Dymbëthjetë”.
“Kam një sëmundje por nuk jam i sëmurë”, – thotë për veten. “Është kjo sëmundje që më ka bërë të hyj në dhomën e dymbëdhjetë. Ishte errësirë. Vetëm për faktin që kisha hyrë, kam harruar gjithçka: të flas, të ec, të nxjerr tinguj. Dhe më pas i kam mësuar të gjitha sërish. Është si të kisha rilindur. Ishte në pragun e asaj dere që kanë filluar të më vijnë idetë, të më ikin rrjetat. Kam vendosur, për herë të parë, të bëja një disk, kam vendosur ta bëj turin e parë vetëm, pa të tjerë: nëse gaboj, është faji im”.
A të jep frikë ajo dhomë?
Shumë, sepse është dhoma në të cilën unë nuk ekzistoj më. Vendi ku njerëzit që të duan, lodhen për të hyrë. Frika ekziston, është e kotë ta mohosh. Edhe kurajoja ka të njëjtat karakteristika si dashuria: e njeh frikën dhe shkon përtej. Frikën që ndjen nuk e rreh, por e mban, i merr masat dhe thua: po, unë do të shkoj.
Ju shpesh e keni quajtur sëmundjen tuaj “aksident” dhe herë të tjera “tërmet”.
Më pëlqen ta quaj kështu. Është një histori, e imja. Në përbëhemi prej historish, e nuk ka histori të bukura ose të shëmtuara. Por kanë ngjyra: mund të jenë të trishta, dëshpëruese, allegro. Ato që duhen shmangur janë historitë e zhurmshme. Unë duhet thjeshtë të mos mërzitem kurrë.
Pra, tërmeti juaj nuk është një histori e trishtuar?
Kjo është një përvojë e tmerrshme, që unë nuk do ia uroja askujt, por edhe e mrekullueshme. Unë kam qenë me fat, sepse erdhi në një moment historik në të cilin ndihma qe e mundur: 15 vjet më parë do të kisha vdekur. Dhe kjo erdhi, kur edhe unë isha gati. Mjaft i madh që të kisha memorie, e të mundja ta pranoja këtë ndryshim.
E pranuat menjëherë?
Në fillim, jo. Pesë vjet më parë, kisha vendosur edhe ti thosha mirupafshim të gjithëve. Nuk dija se si të merresha me sëmundjen dhe të huajin në tru njëherësh: ishte pak si shumë. Pastaj mjeku im, i cili është një mik i imi, më ndihmoi të rezistoja. Frika ime më e madhe ishte që nuk isha në gjendje të bëja shumë gjëra. Unë jetoj vetëm dhe ajo çfarë po më ndodhte nuk ia kisha thënë askujt.
Prej terapive, humba 40 kg dhe shkova të qëndroja me vëllain tim. Ishte një moment i vështirë: e kupton se të tjerët shohin ndryshimin tënd dhe janë duke vuajtur për shkak se ata nuk e pranojnë atë. Por ndodhin edhe gjëra qesharake: e ndjen veten sikur je një qenie e sapolindur dhe njerëzit të flasin ndryshe. Të vjen të qash e të thuash: shikoni, unë nuk jam i shurdhër.
Dhimbja më e madhe ishte kur e mori vesh Anna Maria, ishpartnerja ime, e cila për mua është ende pjesë e familjes. U ndamë vetëm për të mbajtur dashurinë. Por edhe pikëllimit të saj i kam rezistuar: Kam ndërprerë pak libra në jetën time, më pëlqen të di si përfundojnë historitë e tyre. Dua gjithashtu të shoh se si mbaron e imja.
/l.k./