Taylor Swift fiton këshillon vajzat e reja në çmimet Grammy
Pasi u bë gruaja e parë në histori që fitoi “Albumi i Vitit” dy herë, pas fitores për albumin e saj “1989” në Grammy Awards, Taylor Swift përdori fjalimin e saj për të thënë disa fjalë për gratë e reja ” Si gruaja e parë që fitoi ‘Albumi i Vitit’ dy herë në çmimet Grammy, unë dua tu them të gjitha vajzave të reja, se do të ketë njerëz përgjatë rrugës që do të përpiqen të pengojnë suksesin tuaj ose të marrin meritat për arritjet tuaja apo famën tuaj. Por në qoftë se ju përqëndroheni vetëm në punë dhe nuk i lejoni ata njerëz t’ju shpërqendrojnë, një ditë, kur të jeni aty ku donit të arrinit, do të shikoni përreth dhe do të kuptoni që ishit ju dhe njerëzit që ju duan që ju bënë të arrinit atje. Dhe kjo do të jetë ndjenja më e bukur në botë. Faleminderit për këtë moment.”
Urime Taylor për fitoren dhe të falënderojmë për inkurajimin tënd ndaj vajzave të tjera!/A.A.