Qytetarët kundër Bashkisë për ndërtimin e parkut të fëmijëve tek Liqeni
Pas protestes se djeshme nga qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, zona ku pritet të ndërtohet parku i fëmijëve tek Liqeni, është rrethuar sërish me tela nga Bashkia e Tiranës.
Protesta e djeshme mblodhi dhjetra qytetarë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial. Protesta u përshkallëzua në dhunë nga ana e forcave policore dhe shoqërimin në Polici të disa aktivistëve.
Në një njoftim në rrjetin social Facebook, “Qytetarët për Parkun”, shprehin indinjatë kundrejt tentativës partiakëzuese të protestës nga pozita dhe opozita. “Pozita, përmes gënjeshtrave dhe gjuhës baltosëse, përpiqet të shpërqëndrojë vëmendjen publike nga afera skandaloze të Bashkisë së Tiranës. Opozita, për shkak të krizës së besimit publik, përpiqet të djegë për kapital politik çdo rezistencë të pavarur qytetare. Si pozita dhe si opozita, janë njëjtë fajtore për betonizimin monstruoz të qytetit të Tiranës dhe shpronësimin e qytetareve nga hapesirat e gjelbërta publike”, shkruhet në rrjetin social.
Për përplasjen fizike mes policisë dhe protestuesve, ka sjellë dhe reagimin e Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit tha se dhuna ndaj qytetareve ne çdo rast dhe rrethane eshte e patolerueshme. /m.g