Braktisja e arsimit të detyrueshëm – Të gjobiten shkollat që nuk raportojnë mungesat e nxënësve
Shkalla e fëmijëve që nuk përfundojnë arsimin e detyruar në Shqipëri mendohet të jetë rreth 1%, por problem më të madh përbëjnë rastet kur fëmijët nuk janë regjistruar asnjëherë në shkollë.
Në një udhëzues të përgatitur nga ministria e Arsimit, Mirëqenies Sociale, e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, thuhet se problematike është situata me fëmijët e kthyer nga emigracioni dhe shifrat jo të sakta të raportuara për mungesat nga ana e shkollave.
“Nxitja për raportim të saktë të mungesave pa arsye të nxënësve dhe të braktisjes duhet të jetë më e lartë se nxitja për të mos e raportuar këtë informacion. Prandaj, shkolla dhe organet e tjera që raportojnë këto shifra duhet të ndëshkohen për raportim të pasaktë dhe të shpërblehen për raportim të saktë”.
Sipas statistikave arsyet që çojnë një fëmijë në mos përfundimin e arsimit të detyruar janë largësia nga shtëpia në shkollë, presioni për të kontribuuar në të ardhurat e familjes, presioni i familjes për të kontribuar në punët e shtëpisë, ai shoqëror prej kontingjenteve që e kanë braktisur shkollën e deri në ekstrem, kur një fëmijë nuk vijon dot shkollimin, pasi bie pre e trafikimit apo shfrytëzimit.
Të dhënat e marra në kohë të ndryshme thonë se treguesit e braktisjes shkollore kanë pasur tendencë të ulen. Kështu, në vitin që lamë pas, vetëm 0.57% e fëmijëve në sistemin e detyrueshëm arsimor, kryesisht nxënës të shtresave në nevojë, rezultojnë të jenë jashtë shkolle. /m.g
Burimi: Gazeta Panorama

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.