Taksistët bllokojnë bulevardin: Stop informalitetit
Sindikata e taksistëve ka protestuar para bashkisë së Tiranës duke bllokuar bulevardin “Zogu i Parë”. Në shenjë proteste, dhjetëra taksistë fikën automjetet e tyre në bulevard dhe kanë kërkuar zgjidhje për një sërë problematikash që ata kanë.
Taksistët janë shprehur kundër ligjit që lejon taksitë 6+1, pasi sipas tyre favorizon kompanitë. Ata kanë kërkuar të gjendet zgjidhje ndaj informaliteti dhe të largohen taksitë e qyteteve të tjera pasi në këtë mënyrë po falimentojnë.
“Ky ligj është një dështim, përveç taksive 4+1, tani janë futur shumë 6+1. Ne kemi ankesa ndaj këtij ligji që favorizon kompanitë dhe shkel kushtetutën.”
Një tjetër ankesë e taksistëve është bileta “prenotim-rezervim”.
“Problemin tjetër e kemi për pjesën e biletës prenotim-rezervim. Ne mund të shkojmë në Durrës me klientë, por nëse kthehemi sërish me klientë, na heqin liçencën sepse sipas ligjit kjo nuk lejohet”, thanë protestuesit.
Ata kërcënuan se nëse nuk marrin një zgjidhje nga bashkia, do të bojkotojnë punën dhe do të bllokojnë të gjitha rrugët. /m.g
Foto: Historia Ime