Adoleshentet transgjinore që duan të ndryshojnë Kodin e të Drejtave të Njeriut
Dy vajza transgjinore të cilat kanë luftuar diskriminimin dhe ngacmimin thonë se një projekt-ligj për të përfshirë shprehjen dhe identitetin gjinor në Kodin e të Drejtave të Njeriut në Kolumbinë Britanike(B. C.) do ta bëjë krahinën një vend më përfshirës dhe pranues.
Nxënëse të klasës së 7, Tru Wilson dhe Harriette Cunningham, të dyja 13 vjeçare, ishin në parlamentin e Victoria, B.C., të mërkurën kur u paraqit ligji.
“Ky legjislacion është i rëndësishëm sepse do të ndihmojë me të vërtetë në edukimin e publikut mbi këtë çështje, dhe mendoj se do tu mësojë se të qënit trans nuk është problem as deformim”, tha Cunningham.
Banorët e Comox thanë se ligji do ta bëjë jetën e përditshme shumë më të lehtë për njerëzit transgjinorë, të cilët nuk identifikohen me gjininë me të cilën kanë lindur.
“Njerëzit do të fillojnë të kuptojnë se shumë janë të lindur me identitete të ndryshme gjinore,” tha ajo.
Tre vjet më parë, Cunningham nisi një fushatë të suksesshme për të përmbysur legjislacionin që i kërkonte njerëzve transgjinorë që t’i nënshtroheshin një operacioni të ndryshimit të gjinisë para se të ndryshonin seksin në certifikatat e tyre të lindjes.
Ajo ishte më e reja ndër 30 Britanikë Kolumbianët që morrën identifikimin e tyre të ri në vitin 2014.
“Unë do të doja të shihja se ku trajtohemi si qenie njerëzore dhe do të doja të kishim më shumë mbështetje”, tha Cunningham në një tubim jashtë parlamentit.
“Me këtë projekt-ligj, unë do të doja të kishim të njëjtin nivel mbrojtjeje si pakicat raciale”.
Wilson, gjithashtu, është ballafaquar me sfida, dhe tha se luftoi për të ndryshuar kodin e veshjes në shkollën e saj katolike Delta.
“Ndërsa isha në tranzicion pyeta nëse mund të kisha uniformë vajzash dhe ata nuk pranuan, kështuqë luftova që shkollat katolike të lejonin të rinjtë transgjinorë, të të gjitha gjinive, që të zgjidhnin uniformat e tyre,” tha ajo.
Spencer Chandra Herbert i Opozitës Demokratët e rinj, i cili paraqiti projektligjin, tha se Cunningham dhe Wilson janë lidere të reja frymëzuese.
“Siç mund ta shikoni, këto dy vajza të reja janë të pabesueshme,” tha ai. “Ato e ngritën zërin në një moshë kur shumë të tjerë nuk do të thoshin asgjë. Ato e ngritën zërin sepse duhet ta bënin.”
Chandra Herbert tha se ai e ka paraqitur projekt-ligjin e të drejtave transgjinore katër herë që nga viti 2011, por qeveria Liberale nuk e ka mbështetur projekt-ligjin.
Ai tha se shtatë qeveritë krahinore dhe një qeveri territorial kanë ndryshuar kodet e tyre të të drejtave të njeriut për të mbrojtur transgjinorët dhe variantet e ndryshme të identiteteve gjinore.
“Në provincën tonë, ne nuk kemi bërë aq sa duhet për të siguruar që njerëzit transgjinorë, identiteti i tyre dhe shprehia të mbrohet”, tha Chandra Herbert. “Nëse nuk është shkruar e zezë në të bardhë, nuk e dini se i keni këto të drejta.”
Prokurorja e Përgjithshme Suzanne Anton tregoi se qeveria nuk do ta mbështesë përpjekjen e katërt të Chandra Herbert për të miratuar projekt-ligjin.
“Njerëzit transgjinorë janë absolutisht të mbrojtur me kodin tonë të të drejtave të njeriut”, tha Anton, duke shtuar se Chandra Herbert po krijonte panik në lidhje me ligjin. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit në B.C.”
Kodi i të Drejtave të Njeriut në krahinë thotë se qëllimi i tij është “të nxisë një shoqëri në Kolumbinë Britanike ku nuk ka pengesa për pjesëmarrjen e plotë dhe të lirë në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.”
Kryeministri Christy Clark pranoi se njerëzit transgjinorë përjetojnë më shumë diskriminim në jetën e tyre sesa shumica, por gjithashtu tregoi se qeveria e tij nuk do të ndryshonte kodin e të drejtave të njeriut si propozon Chandra Herbert./A.A.