Dua Lipa: Të gjithë shokët i kam gej
Këngëtarja kosovare e cila po bën hapa të mëdhenj në skenën ndërkombëtare të muzikës, Dua Lipa, ka treguar se të gjithë shokët e saj janë gej, pasi performoi në një lokal të këtij komuniteti në Londër.
Në një intervistë me revistën angleze Atittude.co.uk Lipa rrëfeu natën e saj në një lokal, që është bazë e gejve në Londër, duke thënë se përveç shokëve të saj edhe ekipi i saj profesional përmban gej.
“Të gjithë shokët e mi janë gej. Dhe shumica e skuadrës time po ashtu. Unë ndjehem sikur ata më japin opinionet më të sinqerta për gjithçka”, tha këngëtarja nga Prishtina.
Dua u shpreh e lumtur me mbështetjen që ka marrë nga komuniteti i gejve dhe theksoi se të performojë në lokale gej është “kënaqësi”.
Lipa po ashtu foli edhe për suksesin e këngës së saj të fundit “Hotter Than Hell” dhe performancat live në lokalet e Londrës. Ajo tha se është “kënaqësi të performoj në lokale me pak njerëz”.
E lindur në Prishtinë, Lipa u shpërngul në Londër me familjen e saj kur ishte 11 vjeçe pasi dëshironte të ndiqte ëndrrën e saj, që ishte muzika. /A.A.